Sport

Mehmedi kthehet në stërvitje

Foto: AP

Sulmuesi i krahut, Admir Mehmedi është kthyer në stërvitje te skuadra e Wolfsburgut pas një mungese prej katër javëve, kanë njoftuar mediumet gjermane.

Bëhet e ditur se Mehmedi ka stërvitur normalisht pasi është rikuperuar nga lëndimi i tejzës së Akilit.

Ai u lëndua muajin e shkuar dhe i ka munguar Wolfsburgut në pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

Mehmedi 29-vjeçar, këtë edicion ka dy gola dhe po aq asistime në 13 paraqitje për ekipin gjerman në të gjitha garat.

Reprezentuesi i Zvicrës ka kontratë me Wolfsburgun deri në vitin 2022 kurse karrierë ka bërë edhe te Bayer Leverkuseni, Freiburgu, Dynamo Kievi e Zuerichu.