Sport

Ylli mposht Vëllaznimin

Golden Eagle Ylli ka regjistruar fitoren e tretë në po aq ndeshje të zhvilluara nën drejtimin e trajnerit nga Turqia, Fatih Emre Gezer.

Ekipi nga Suhareka, të martën e mposhti në Gjakovë skuadrën e Vëllaznimit me rezultatin 93:72, në ndeshjen që i takoi xhiros së 12 të Superligës së Kosovës në basketboll.

Me këtë fitore, Ylli ngritet në kuotën e 19 pikëve derisa Vëllaznimi ka tubuar 16 pikë. Për Vëllaznimin e kthyer këtë edicion në elitë, kjo ishte humbja e tetë këtë edicion.

Amerikani Cody John me 20 pikë të shënuara, i përcjellë nga Valon Bunjaku me 17 pikë e 11 asistime ishin më të dalluarit te skuadra e Yllit.

Në anën tjetër, te Vëllaznimi më efikasi ishte Devonte Jackson (27) derisa Cendrik Council e Driton Rraci shtuan nga 18 pikë për kokë por që nuk mjaftuan për ta evituar humbjen në ndeshjen e fundit të këtij viti.