Sport

Costa dhe Atletico Madridi i ndajnë rrugët

Sulmuesi spanjoll, Diego Costa, ka vendosur ta përfundojë kontratën me ekipin e Atletico Madridit.

Klubi ka bërë të ditur se kanë rënë dakord që kontrata të përfundojë para 30 qershorit 2021, deri kur futbollisti kishte kontratë.

Costa ka kërkuar të largohet nga Atletico për arsye personale.

“Klubi i dëshiron sulmuesit fat në pjesën tjetër të karrierës së tij profesionale” thuhet në njoftimin e klubit.