Sport

Eric Garcia pritet të rikthehet në Barcelonë

Descriptive Text

Barcelona është gati të nënshkruajë me qendërmbrojtësin e Manchester Cityt, Eric Garcia, ka raportuar Diario Sport të dielën. Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, dëshiron të forcojë mbrojtjen dhe e sheh Garcian si një transferim të duhur për sezonin e ardhshëm.

Bisedimet me 19-vjeçarin kanë filluar nga vera dhe pritet që ai të nënshkruajë javën tjetër me katalonasit.

Spanjolli do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare, nëse realizohet transferimi në afatin kalimtar të janarit.

City nuk dëshiron të humbas Garcian dhe po bënë gjithçka që është e mundur për ta mbajtur në Angli. Klubi i ka ofruar pagë më të madhe se Barcelona. Mirëpo Garcia thuhet se ka vendosur të kthehet në klubin spanjoll, prej të cilit u largua në vitin 2017. Ai këtë edicion ka shtatë paraqitje në të gjitha garat.