Sport

Voca e Demhasaj nuk po e gjejnë shkëlqimin pas largimit nga Luzerni

Nga skuadra e FC Luzernit në afatin kalimtar veror u larguan plot 10-të futbollistë. Dy prej tyre ishin shqiptarë. Idriz Voca shkoi në Superligën e Turqisë te skuadra MKE Ankaragucu, ndërsa Shkëlqim Demhasaj iu bashkua Grasshoppersit në rangun e dytë të futbollit zviceran.

Mesfushori Voca, para se të largohej nga Luzerni kishte edhe një vit kontratë me zviceranët. Ishte edhe momenti i fundit për skuadrën zvicerane që të fitonte në aspektin financiar, nga futbollisti të cilin e kishte rritur vetë.

Ishte tjetër shqiptar që kishte shkëlqyer edhe me ekipin e parë, pasi akademi e këtij ekipi ishin edhe Hekuran Kryeziu, ndërsa luajti edhe Burim Kukeli. Megjithatë, që të dy ishin larguar pasi u kishte skaduar kontrata, pa fitime financiare nga klubi.

Sidoqoftë, Voca nuk e ka nisur sezonin ashtu siç e kishte planifikuar, shkruan zentralplus.

Reprezentuesi i Kosovës i ka humbur gjashtë nga tetë ndeshjet e tij të para në Superligën e Turqisë. 23-vjeçari ende nuk e ka siguruar vendin titullar në Turqi. Për shkak të infektimit me koronavirus, mungoi në tri duelet e fundit.

Shkëlqim Demhasaj nga ana tjetër nga Schaffhauseni kaloi te Luzerni në verën e vitit 2017. Sulmuesi pati karrierë të mirë në Superligën e Zvicrës. 24-vjeçari u largua në verën që lamë pas.

Demhasaj aktualisht është në krye të tabelës në “Challenge League” me Grasshoppersin, ndërsa synohet rikthimi në elitën e futbollit zviceran. Demhasaj ende nuk e ka siguruar vendin në 11-en e parë.

Sidoqoftë, ai ka shënuar pesë gola në 12 ndeshje.