Sport

Marcelo nuk transferohet te Juventusi

Descriptive Text

Juventusi nuk do të ketë shans që ta transferojë Marcelon në ekip.

“Calciomercato” shkruan se Juventusi nuk do të mund ta transferojë atë, të paktën në afatin kalimtar dimëror.

“Gjithmonë do të kem besim në të. Ata nuk kanë luajtur shumë së fundmi, por unë kam besim të madh. Ata gjithmonë kanë treguar se çfarë lloj lojtarësh janë dhe stërviten shumë mirë”, ka thënë trajneri Zinedine Zidane kur është pyetur për personalitetin e Iscos dhe Marcelos ditë më parë.

Marcelo është pjesë e Real Madridit për 14 vjet dhe e ka fituar Ligën e Kampionëve katër herë. Mbrojtësi brazilian ka kontratë me madrilenët deri në vitin 2022.