Sport

Weghorsti mund t’i bashkohet Tottenhamit

Foto: Reuters

Skuadra e Wolfsburgut i ka premtuar Wout Weghorstit se mund t’i bashkohet Tottenhamit nëse anglezët janë të gatshëm t’i shpenzojnë 35 milionë euro për shërbimet e tij.

Weghorst ka qenë në formë shumë të mirë në Bundesligë në edicionin e ri. Ai ka shënuar 13 gola në të gjitha garat.

28-vjeçari në debutim në edicionin 2018/19, me Wolfsburgun realizoi 17 gola në total. Vitin e kaluar pati 16 gjithsej.

Të enjten, trajneri i Wolfsburgut, Oliver Glasner, tha se ai është shumë i talentuar.

“Nga gjithë futbollistët me të cilët kam punuar, Weghorst është futbollisti më i rrezikshëm para portës”, kishte thënë trajneri i Wolfsburgut.