Sport

Pochettino e Erikseni ribashkohen te PSG-ja

Ish-trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino, është i lidhur me një kalim te posti i lirë i trajnerit te Paris Saint-Germainit dhe menjëherë kanë shpërthyer spekulimet se atij do t’i bashkohet mesfushori i Interit, Christian Eriksen.

“Tuttomercatoweb” raporton për lidhjen e Pochettinos me Eriksenin, që ishin bashkë për te Tottenhami.

Erikseni ishte paraqitur 255 ndeshje për ekipin e udhëhequr nga Pochettino.

Danezi po përfolët gjatë për një largim nga Interi, pasi trajneri Antonio Conte nuk po e sheh për ekipin e parë.

Në mediat në Itali janë shtuar spekulimet për largimin e tij, ndërsa me zyrtarizimin e Pochettinos pritet që të intensifikohen edhe spekulimet se Erikseni do t’i bashkohet në Francë.