Sport

Juventusi favorit për Iscon

Foto: Reuters

Juventusi e ka fituar garën ndaj Arsenalit për shërbimet e mesfushorit të Real Madridit, Isco. Kështu, kanë njoftuar të enjten mediumet spanjolle.

Mësohet se Isco tashmë ka pranuar kushtet e ofruara nga Juventusi dhe kampioni i Italisë po negocion me Realin për çmimin e lirimit të tij.

Te Juventusi janë të gatshëm të ofrojnë rreth 20 milionë euro për Iscon, i cili do të largohet në janar nga Reali pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Zinedine Zidane.

Mesfushori 28-vjeçar, këtë edicion ka një asistim në 11 ndeshje për madrilenët në të gjitha garat.

Ai ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2022 kurse është pjesë e klubit prej vitit 2013 kur u transferua nga Malaga.