Sport

Stinori i NBA-së nis me telashe, shtyhet ndeshja Houston – Oklahoma

Stinori i ligës NBA ka nisur, por me telashet e vjetra. Ndeshja ndërmjet Houston Rockets dhe Oklahoma Cityt është shtyrë për shkak të shkeljeve masave anti-COVID, ka njoftuar ESPN.

Ndeshja ishte paraparë të zhvillohej në orët e para të së enjtes.

Fillimisht, ylli i Houstonit, James Harden u xhirua në një klub striptizi, me çka theu protokollin e ligës, e më pas u raportua se edhe tre lojtarë të kësaj skuadre rezultuan pozitivë më koronavirus. Po ashtu, katër të tjerë ndodhën në vetizolim.

Sezoni i kaluar ishte ndërprerë për disa muaj për shkak të pandemisë, e më pas vazhdoi pa shikues.

Por edhe stinori i ri ka nisur me telashe.