Sport

Roma arkëton pikët e plota ndaj Cagliarit

Roma ka shënuar fitore në shtëpi ndaj Cagliarit në kuadër të Serie A.

Vendasit shënuan fitore prej 3 me 2.

Ishte Veretout ai që shënoi golin e parë kur po luhej minuta e 11.

Mysafirët u kundërpërgjigjën përmes Joao Pedros, i cili barazoi shifrat në minutën e 59.

Megjithatë, Roma riktheu epërsinë përmes Xhekos, i cili shënoi në minutë e 71. E pas gjashtë minutave Mancini çoi rezultatin në 3 me 1.

Mysafirët arritën të ngushtojnë rezultatin përmes Joao Pedros, i cili shënoi nga penaltia në minutën e 90.

Me këtë fitore Roma arrin në kuotën e 27 pikëve dhe mban vendin e tretë. Kurse Cagliari në vendin e 15 ka 14 pikë.