Sport

Costa do të largohet nga Atletico

Descriptive Text

Sulmuesi Diego Costa pritet të largohet nga Atletico Madridi, raportojnë të mërkurën mediumet spanjolle.

Mësohet se Costa ka refuzuar rinovimin e kontratës që skadon në fund të këtij edicioni pasi po synon të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit.

Costa nuk është i kënaqur me hapësirën që e ka pasur këtë edicion tek Atletico dhe tashmë i ka bërë me dije drejtuesve të klubit se dëshiron të vazhdojë karrierën diku tjetër.

32-vjeçari këtë edicion ka vetëm shtatë paraqitje në La Liga. Ka shënuar dy gola.