Sport

Klubet e Milanos në garë për Pastoren

Milani dhe Interi raportohet se kanë shprehur interesim për anësorin e Paris Saint-Germainit, Javier Pastoren.

Argjentinasi ishte njëri prej transferimeve të para të pronarëve nga Katari kur në vitin 2011 u transferua nga Palermo për 42 milionë euro.

Gazeta franceze “L’Equipe” raporton se 27-vjeçari dëshiron largimin nga klubi francez, me dy klubet e Milanos të interesuara për rikthimin e tij në Itali.

Për Pastoren interesim kanë shprehur edhe disa klube angleze.