Sport

Llapi transferon talentin Almedin Klinakun

Descriptive Text

Llapi ka konfirmuar se ka transferuar 18 vjeçarin Almedin Klinaku nga skuadra e KEK-ut.

“Petkut të futbollistëve perspektiv dhe premtues për të ardhmen nga dita e sotme iu është bashkangjitur edhe mesfushori i krahut të djathtë, Almedin Klinaku. Në ambientet e stadiumit 'Zahir Pajaziti', Klinaku firmosi kontratë që e mban në klub deri në vitin 2025, teksa sot për herë të parë u prezantua me fanellën e klubit të ri të tij, KF Llapit”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se Almedin Klinaku, i lindur më 16.12.2002, 18 vjeç, i gjatë 1.74 cm, luan si mesfushor i krahut të djathtë si dhe mesfushor ofanziv.

“Këmba e tij e preferuar është këmba e majtë. Shquhet për teknikën e mirë, depërtimet nga krahu dhe gjakftohtësinë e precizitetin para portës”, thuhet në njoftim.

Trajneri Tahir Batatina ka vëzhguar shumë ndeshje të Almedin Klinakut me skuadrën U-19 të KEK-ut, deri sa ka mbetur shumë i kënaqur me paraqitjet e tij, të cilat ishin vendimtare që sot Klinaku të jetë pjesë e Llapit për periudhën 2020-2025.