Sport

Dembele lihet në pushim për ndeshjen kundër Valladolidit

Barcelona pritet të startojë pa Ousmane Dembelen kundër Real Valladolidit në kuadër të La Ligas.

Futbollisti i Barcelonës, Dembele, do të mungojë në ndeshjen që luhet të martën mbrëma ndaj Valladolidit. Pas rikuperimit nga lëndimi, francezi u kthye në stërvitje këtë javë. Mirëpo, trajneri i Barçës, Ronald Koeman nuk do ta rrezikojë Dembelen që do të lihet në pushim edhe për këtë ndeshje.

Kthimin në fushë, 23-vjeçari pritet ta bëjë me 29 dhjetor në ndeshjen kundër Eibarit sipas mediumeve spanjolle. Dyshja Gerard Pique dhe Sergi Roberto, vazhdojnë të qëndrojë jashtë fushës për shkak të lëndimeve dhe pritet të kthehen vitin tjetër. Krahas tyre, i lënduar është edhe sulmuesi Ansu Fati.