Sport

Casillasi rikthehet në Real Madrid

Portieri Iker Casillas është rikthyer në Real Madrid.

Ish-portieri legjendar i madrilenëve është lidhur përsëri me klubin ku kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij si lojtar.

Lajmi është konfirmuar edhe nga klubi i Real Madridit nëpërmjet një njoftimi të publikuar në uebfaqen zyrtare të klubit ku ka konfirmuar rikthimin e Casillasit në një rol të ri.

Casillas do të ushtrojë rolin e zëvendës drejtorit të përgjithshëm në fondacionin e Real Madridit.

Si portier, Casillasi i fitoi 19 trofe për 25 vite me fanellën e skuadrës madrilene.