Sport

Oblaku mund të përfundojë në PSG

Portieri i Atletico Madridi, Jan Oblak, mund të largohet nga Atletico Madridi, pas përfundimit të këtij sezoni.

Për portierin slloven së fundi interesim ka shprehur Paris Saint-Germaini.

Klubi francez thuhet së është i gatshëm të paguaj klauzolën e portierit që është rreth 110 milionë euro.

Oblak është pjesë e Atletico Madridi që nga viti 2014-të kur u transferua nga Benfica.

Ai ka kontratë me madrilenët deri në vitin 2023.