Sport

Benzema fiton çmimin “Alfredo Di Stefano”

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, e ka fituar çmimin “Alfredo Di Stefano”, që e ndan çdo vit e përditshmja spanjolle “Marca”.

Benzema është vlerësuar si lojtari më i mirë i sezonit 2019/2020, ku arriti të fitojë titullin e La Ligës me Realin.

Francezi kishte realizua 21 gola në elitën e futbollit spanjoll dhe bëhet lojtari i parë që e fiton këtë çmim pas dominimit të madh të Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit në dekadën e fundit.

"Kjo do të thotë shumë për mua. Ndihem krenar dhe shumë i lumtur. Thjeshtë, ky shpërblim është për punën time në këtë klub që nga viti 2009 dhe siç e thash, më bën shumë të kënaqur, pa dyshim. Unë kam qenë në Real Madrid për shumë vite dhe gjithmonë punoj që të ndihmoj ekipin. Messi dhe Ronaldo janë diçka tjetër. Ata kanë fituar shumë çmime individuale dhe, për mua, është një nder ta fitoj përpara këtyre dy lojtarëve”, tha Benzema pasi mori çmimin e lojtarit të sezonit.

32-vjeçari i ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm me klubin e Real Madridit.