Mesfushori shqiptar, Arijan Ademi, është zgjedhur futbollisti më i mirë në Kroaci për vitin 2020.
Ademi mori më së shumti vota nga kapitenët e klubeve të elitës së futbollit kroat.
Ademi i Dinamo Zagrebit mori 66 vota duke lënë prapa lojtarin e Hajdukut të Splitit, Mijo Caktash.
Këtë vit, Ademi vendosi rekord për numrin e paraqitjeve me fanellën e Dinamos në garat evropiane.
Ai ndihmoi edhe Maqedoninë e Veriut të kualifikohet në kampionatin Evropian, që mbahet verën e vitit të ardhshëm.
-
21 dhjetor 2020 22:32
-
Shpërndaje në: