Sport

Dembele rikthehet në stërvitje te Barcelona

Sulmuesi i Barcelonës, Ousmane Dembele, është rikthyer nga lëndimi.

Lajmi është konfirmuar edhe nga klubi spanjoll të hënën. Dembele ishte jashtë fushave për rreth tri javë pas lëndimit që e pësoi në ndeshjen kampionale kundër Cadizit.

Sulmuesi francez është ballafaquar me lëndime të shumta te Barcelona që prej transferimit të tij nga Borussia Dortmundi.

23-vjeçari këtë edicion në elitën e futbollit spanjoll ka luajtur 364 minuta duke shënuar një gol.