Sport

Arteta e ka mbështetjen e klubit

Descriptive Text

Drejtuesit e klubit të Arsenalit nuk po e mendojnë shkarkimin e trajnerit Mikel Arteta.

Trajneri spanjoll është kritikuar pas rezultateve të dobëta në Premierligë, ku pas 14 ndeshjeve të luajtura Arsenali zë vendin e 15 në tabelë me vetëm 14 pikë të mbledhura. Thuhet se krerët e klubit londinez do të mbështesin trajnerin spanjoll.

Madje sipas mediave angleze, klubi ka vendosur të bëjë transferime gjatë afatit kalimtar të janarit.

“Topçinjtë” pas rezultateve të dobëta po planifikojnë të përforcohen me disa lojtarë.

Klubi thuhet se ka vendosur t’i ofrojë një shumë të konsiderueshme parash për të sjellë përforcime në “Emirates”.