Sport

Reali synon Mbappen e Pogban

Skuadra e Real Madridit po synon transferimin e dy superyjeve në verën e vitit të ardhshëm, kanë njoftuar të dielën mediumet spanjolle. Bëhet e ditur se emrat e lojtarëve që presidenti i Realit, Florentino Perez po dëshiron t’i transferojë në “Santiago Bernabeu” janë Kylian Mbappe e Paul Pogba.

Perez është i bindur se me Mbappen dhe Pogban, Reali do të shndërrohej në super ekip për edicionin e ardhshëm.

Pogba pritet të largohet nga Manchester Unitedi në fund të këtij edicioni derisa Mbappe nuk ka rinovuar ende kontratën me Paris Saint-Germainin. Si Mbappe, ashtu edhe Pogba kanë kontrata me ekipet e tyre deri në verën e vitit 2022.