Sport

Vojvoda inkuadrohet në barazimin e Torinos

Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës, Mërgim Vojvoda, është inkuadruar në minutën e 85-të te Torino që barazoi në shtëpi kundër Bolognas me rezultat 1-1.

Kjo ndeshje u zhvillua të dielën dhe i ka takuar xhiros së 13-të të kampionati elitar të Italisë, Serie A. Në këtë takim nuk ishte ftuar fare portieri i Kosovës, Samir Ujkani. Torino zë vendin e 19-t me shtatë pikë.