Sport

Golovkin shkruan historinë në boks

Gennady Golovkin ka thyer rekord për mbrojtjen e titullit të kampionit në kategorinë e peshave të mesme në boks, pasi ka mposhtur pa problem Kamil Szeremetan të premten.

Ai e rrëzoi katër herë kundërshtarin, para se gjyqtari të ndërpriste meçin për t’ia dhenë fitoren Golovkinit me nokaut teknik në rundin e shtatë për të mbajtur titullin në versionin IBF.

Fitorja në Florida, ishte meçi i 21-të që Golovkin e fiton rresht për të mbrojtur titullin. Me këtë ai barazon rekordin që e mbante i vetëm Bernard Hopkins.

38-vjeçari nga Kazakistani në karrierën e tij ka 41 fitore, një humbje dhe një barazim.