Sport

Leipzigu përforcohet me Dominik Szoboszlain

Dominik Szoboszlai ka kompletuar transferimin te Leipzigu, me të cilën ka nënshkruar kontratë për katër vjet e gjysmë.

Hungarezi kishte pasur paraqitje të jashtëzakonshme te Red Bull Salzburgu me ç’rast kishte marrë vëmendjen e top skuadrave evropiane.

Transferimi i tij formalisht do të kompletohet më 2 janar 2021, kur edhe do të hapet afati kalimtar i transferimeve.

Szoboszlai, 20 vjeçar, ka shënuar 25 gola dhe mbi 30 asistime në 80 paraqitje për Salzburgun.