Sport

Favoritët kalojnë tutje në Kupën e Kosovës

Prishtina, Ballkani, Llapi, Flamurtari, Istogu dhe A&N, janë skuadrat që kanë siguruar kalimin tutje në Kupën e Kosovës në futboll.

Të mërkurën gjatë ditës u zhvilluan gjashtë ndeshje të fazës së 1/16 në Kupën e Kosovës në futboll.

Nga ekipet e elitës së futbollit kosovar ka dështuar vetëm skuadra e Besës që u mposht nga Istogu me rezultatin 2:0.

Prishtina fitoi në udhëtim te Kosova VR me rezultatin 6:2, Ballkani mposhti Dardanën po ashtu si mysafir 1:0, Llapi triumfoi ndaj Onixit 4:2, ndërsa skuadra A&N fitoi ndaj Kikës 5:1.

Vështirësi për të kaluar tutje pati edhe skuadra e Flamurtarit, që me Drenasin në 90 minutat e parë luajtën baras 1:1. Mirëpo, “kuqezinjtë” nga kryeqyteti, në vazhdime, fituan me rezultatin 2:1.

Të enjten luhen edhe pesë takime tjera. Drita-Trepça, Prizren-Feronikeli, Vëllaznimi-Trepça ’89, Vushtrria-Drenica dhe Ramiz Sadiku-Arbëria, do të jenë çiftet tjera që nisin në orën 12:30.