Sport

Selmani ndërron klub, por jo kampionat

Sulmuesi kosovar Astrit Selmani, do të ndërrojë klub, por jo edhe kampionat. Mediumet suedeze kanë raportuar të mërkurën se Selmani është pranë transferimit te skuadra tjetër elitare e Suedisë, Hammarby.

Madje, thuhet se Hammarby ka fituar garën me ekipet tjera për shërbimet e Selmanit dhe gjithçka pritet të zyrtarizohet brenda pak javëve.

Selmani, i cili ka shkëlqyer këtë edicion në kampionatin e Suedisë, ka vendosur të largohet nga Varbergsi për të vazhduar karrierën në një ekip më të madh dhe Hammarby duket se është zgjedhja e tij.

Në fakt, Hammarby kishte kërkuar transferimin e Selmanit gjatë verës, por Varbergsi kishte refuzuar ofertën për sulmuesin nga Kosova.

23-vjeçari ka shkëlqyer këtë edicion duke shënuar 15 gola dhe asistuar gjashtë herë në 24 paraqitje në Allsvenskan për Varbergsin, ekip me të cilin ka kontratë deri në fund të vitit të ardhshëm.

Selmani më herët për KOHËN e ka konfirmuar se është i gatshëm të luajë për Kosovën.