Sport

Hetemaj me Beneventon nxjerr barazim ndaj Lazios

Përparim Hetemaj ka qenë titullar dhe ka luajtur 81 minuta sonte në barazimin 1:1 të Benenventos me Lazion, në xhiron e 12-të të Series A të Italisë.

Ciro Immobile (25’) shënoi për epërsinë e Lazios, ndërsa barazoi Pasquale Schiattarella (45’). Te Lazio në stol ishin Thomas Strakosha e Marco Alia.

Në ndeshjen tjetër Udinese barazoi pa gola me Crotonen.

Benevento pas 12 ndeshjeve zë vendin e 13-të me 12 pikë.