Sport

Mourinho: Liverpooli ka vetëm një lëndim të madh – Van Dijkun

Jose Mourinho ka deklaruar se Liverpooli ka vetëm një mungesë të madhe shkaku i lëndimit, e ai është holandezi Virgil van Dijk.

Trajneri portugez e konsideron se vetëm Van Dijk, i cili është pothuajse i pamundur të zëvendësohet. Holandezi ka lënduar ligamentet e gjurit dhe mungon që nga muaji tetor.

Pas Van Dijkut listës së të lënduarve te Liverpooli i janë shtuar edhe Joe Gomez, Joel Matip, Thiago Alcantara, James Milner e Diogo jota.

Megjithatë, sipas Mourinhos skuadra e Kloppit nuk është në telashe.

Në konferencë për media në prag të ndeshjes së nesërme në Premier Ligë trajneri portugez ka thënë: “Më jepni listën e të lënduarve te Liverpooli dhe krahasojeni me ekipin më të mirë të Liverpoolit. Liverpooli ka vetëm një lëndim të madh, që është Van Dijku”.