Sport

Bale do të kthehet te Reali

Descriptive Text

Gareth Bale do të kthehet te Real Madridi. Kështu ka raportuar të martën e përditshmja spanjolle “AS”.

Mësohet se Bale është i vendosur që në verën e ardhshme kur i skadon marrëveshja e huazimit te Tottenhami, të kthehet te Reali për ta respektuar kontratën që i skadon në vitin 2022. Bale këtë edicion u huazua te Tottenhami ku po tregon paraqitje të mira, por uellsiani dëshiron që sezonin e ardhshëm të jetë pjesë e Real Madridit.

Bale 31-vjeçar iu pati bashkuar Realit në vitin 2013 nga Tottenhami për 101 milionë euro, por sezonin e fundit nuk ishte në planet e trajnerit Zinedine Zidane dhe për këtë arsye u largua nga Spanja. Këtë edicion, Bale ka shënuar dy gola në nëntë paraqitje me Tottenhamin, ekip për të cilin luajti gjashtë sezone para se t’i bashkohet Realit.