Sport

Unitedi insiston për Calhanoglun

Manchester Unitedi është gati për të bërë lëvizjen e parë në afatin kalimtar të janarit. Mediumet angleze kanë raportuar të hënën se Unitedi po insiston për transferimin e mesfushorit të Milanit, Hakan Calhanoglou. 26-vjeçari, ende nuk ka arritur marrëveshje me Milanin për rinovimin e kontratës që i skadon në fund të këtij edicioni dhe mund të largohet nga ekipi italian për një ofertë më të mirë.

Unitedi është i gatshëm të paguajë 20 milionë euro për transferimin e mesfushorit turk muajin tjetër, i cili pëlqehet nga trajneri Ole Gunnar Solskjaer. Ai te Milani u transferua në vitin 2017, kurse këtë edicion ka pesë gola e po aq asistime në 17 ndeshje në të gjitha garat. Krahas Unitedit, interesim për Calhanoglun ka shprehur edhe skuadra e Juventusit.