1 perditesime
22:20

Xhaka ndëshkohet me të kuq, Arsenali mposhtet në shtëpi nga Burnley

Granit Xhaka është ndëshkuar me të kuq sonte në humbjen 1:0 që Arsenali e ka pësuar në shtëpi nga Burnley, në xhiron e 12-të të Premier Leagues së Anglisë.

Xhaka u përjashtua me karton të kuq, pasi e kapi për fyti një futbollist kundërshtar. Ai u ndëshkua pasi referi e rishikoi ngjarjen nëpërmjet sistemit VAR.

Goli i vetëm u shënua në minutën e 73-të. Pierre-Emerick Aubameyang realizoi në portën e vet në minutën e 73-të.

Në ndeshjen tjetër sonte në elitën e Anglisë, Leicester City triumfoi 3:0 ndaj Brightonit.

Pas 12 xhirove Arsenali zë vendin e 15-të me 13 pikë. Leicesteri ndërkohë me fitoren e shënuar është ngjitur në pozitën e tretë me 24 pikë, një më pak se Tottenhami e Liverpooli që kryesojnë.

21:34

Xhaka ndëshkohet me të kuq, kapi për fyti lojtarin kundërshtar

Granit Xhaka është ndëshkuar me karton të kuq sonte në ndeshjen e Premier Leagues kundër Burnleyt.

Xhaka u ndëshkua me të kuq në minutën e 60-të pasi kapi për fyti një lojtar kundërshtar. Xhaka ishte ndëshkuar me karton të kuq pas rishikimit të rastit nëpërmjet sistemit VAR. Arsenali po luan 0:0 me Burnleyn.