Sport

Juventusi triumfon fal dy golave të shënuara nga Ronaldo nga penalltia

Juventusi ka triumfuar në udhëtim ndaj Genoas me rezultatin 3:1 në xhiron e 11-të të Series A të Italisë.

Cristiano Ronaldo i ka realizuar dy gola për Juventusin nga penalltia në minutën e 78-të dhe 89-të, ndërsa golin tjetër e shëoi Paulo Dybala në minutën e 57-të.

Te Genoa golin e vetëm e shënoi Stefano Sturaro në minutën e 61-të. Nga minuta e 66-të për Genoan u aktivizua Valon Behrami.

Juventusi pas 11 xhirove zë vendin e katërt me 23 pikë. Kryeson Milani me 26 pikë të mbledhura nga dhjetë ndeshje. Milani e pret sonte, me fillim nga ora 20:45, Parmën.