Sport

Sensacioni i boksit vazhdon me nokaute në rund të parë

Boksierin e ri nga Puerto Rico, Edgar Berlanga, nuk ka rival që po arrin t’i rezistojë deri në rund të dytë. Të shtunën ai arriti fitoren e 16-të në karrierë, dhe sërish fitoi me nokaut në rundin e parë.

“Viktima” e radhës e goditjeve të fuqishme të Berlangas në kategorinë e peshave të mesme ishte Ulises Sierra.

Me 2 minuta e 41 sekonda, ky ishte meçi gati më i gjati në karrierën profesionale të 23-vjeçarit. Atij i u deshën katër sekonda më shumë për nokautin e Cesar Nunezit në fund të vitit 2019.

Seria më e mirë e nokauteve në rund të parë ishte e Aly Raymit që fitoi në 21 meçe.