Sport

Bayerni ndalet baras me Union Berlinin

Kampioni Bayern Munich u desh të kthehej në lojë për herën e pestë në ligë këtë sezon nga disavantazhi i një goli, për të barazuar 1:1 me Union Berlinin të shtunën.

Megjithatë, edhe barazimi e mban ende në krye të tabelës në Bundesligë, falë goldallimit më të mirë se Leipzigu.

Unioni i befasoi vizitorët në minutën e gjashtë me golin me kokë që e shënoi Grischa Proemel.

Nikoqirët ishin dukshëm skuadër më e mirë dhe dy herë i erdhën afër shënimit të golit nëpërmjet Taiwo Woniyi, por që u ndal nga Manuel Neuer.

Bavarezët nuk arritën ta gjejnë ritmin e duhur në pjesën e parë, por 45 minutat e dytë u takuan atyre.

Sulmuesi më i mirë në Bundesligë, Robert Lewandowski, ia siguroi Bayern Munichut një pikë, kur realizoi në minutën e 67-të. Ai u asistua nga Kingsley Coman, për të cilin ishte asistimi i 13 i kampanjës.

Bayerni e ka fituar vetëm një nga katër ndeshjet e fundit në ligë.