Sport

Xhaka tek Interi, Erikseni tek Arsenali

Christian Eriksen do të largohet nga Interi në janar, ndërsa destinacione të ardhshme për të mund të jenë PSG-ja, Bayern Munichu ose Arsenali. Nga “revolveristët” te Interi mund të shkojë mesfushori Granit Xhaka, ndërsa Erikseni mund të marrë rrugën sërish për në Londër.

Mesfushori nuk është pjesë e planeve të Antonio Contes dhe nuk ka qenë asnjëherë, dhe për këtë arsye nuk ka pasur minutazhë të madhe nën drejtimin e italianit.

“Tuttosport” shkruan se nuk ka asnjë shans që danezi të qëndrojë te “nerazzurrët” pas janarit.

Ka shumë opsione për të, nga shitja për të paktën 30 milionë euro, e deri në një marrëveshje si huazim apo shkëmbim me ndonjë lojtar të ndonjë klubi tjetër.

PSG-ja e mendon shkëmbimin e tij me mesfushorin Leandro Paredes, ndërsa Bayern Munichu mund ta shkëmbejë atë me Corentin Tolisson.