Sport

Luan me djalin e Paolo Maldinit, Ibrahimoviq: Mund të luaj edhe me nipin e tij

Foto: Getty Images

Zlatan Ibrahimoviq ka bërë shaka për faktins e tashmë ka luajtur me dy gjenerata të familjes Maldini te Milani, duke thënë se mund të luajë në të ardhmen edhe me nipin e Paolo Maldinit.

39 vjeçari aktualisht te Milani luan me djalin e Paolo Maldinit, Danielin.

“Ndjej se kam qenë këtu për gjenerata të ndryshme. Kam luajtur kundër Paolo Maldinit dhe tani po luaj me djalin e tij, Danielin. Shpresoj se do të luaj edhe me djalin e Danielit, kjo do të ishte mrekulli”, ka thënë Ibra për Football Focus në BBC.

Ai thotë se tashmë nuk është lojtari i njëjtë, megjithatë golat nuk i mungojnë.

“Kam shumë përvojë, golat asnjëherë nuk kanë qenë problem, thjesht vazhdoj. Nuk jam lojtari i njëjtë që kam qenë pesë vjet më parë, nuk jam as ai që kam qenë para dhjetë vjetësh, të gjithë ndryshojmë për shkak të zhvillimeve në aspektin fizik”, ka thënë ai.