Sport

Mourinho: Dele Alli nuk është lojtar i lumtur

Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho, ka thënë se Dele Alli nuk është lojtar i lumtur te Tottenhami.

Ylli anglez u largua nga banka rezervë gjatë ndeshjes së Ligës së Evropës kundër Atnëerpit.

Tottenhami e mbylli fazën e grupeve si lider në Grupin J duke fituar me rezultat prej 2 me 0 në shtëpi mbrëmë.

Mourinho e shfrytëzoi të drejtën e pesë zëvendësimeve në lojë, megjithatë Alli nuk ishte asnjëri prej tyre që morën minuta në fushë.

Alli u largua për një kohë të shkurtë nga banka rezervë, për t’u rikthyer sërish.

“Mos të largohemi nga realiteti. Një lojtar në bankën rezervë që e kupton se tashmë janë kryer pesë zëvendësimet sigurisht se nuk është lojtar i lumtur dhe nuk do të prisja që ai të ishte i lumtur”, ka thënë Mourinho.