Sport

Berisha e Bytyqi shënojnë në barazimin e Vikingut

Veton Berisha e Zymer Bytyqi kanë shënuar nga një gol në barazimin 2:2 të Vikingut me Valerengan sot në ndeshjen e xhiros së 29-të të elitës së futbollit të Norvegjisë.

Berisha realizoi në minutën e 82-të pas asistimit të Bytyqit, ndërsa Bytyqi shënoi në minutën e 89-të.

Berisha u ndëshkua me të verdhë, ndërsa u zëvendësua në fund të ndeshjes. Bytyqi luajti tërë ndeshjen. Për Vikingun tërë ndeshjen luajti edhe Ylldren Ibrahimaj, ndërsa te Valerenga luajti tërë ndeshjen Herolind Shala.

Për Berishën është goli i 16-të i shënuar në Eliteserien, ndërsa i ka edhe shtatë asistime. Ai po ashtu ka realizuar edhe një gol e një asistim në kualifikime në Ligën e Evropës.

Bytyqi ndërkohë i ka dhjetë gola e 12 asistime në elitën norvegjeze këtë stinor.

Vikingu zë vendin e gjashtë në renditje me 44 pikë. Valeranga është i treti me 52 pikë.