Sport

Katër klube angleze pas Baileyt

Manchester Unitedi, Arsenali, Tottenhami dhe Evertoni kanë shprehur interesim për anësorin e Leverkusenit, Leon Bailey, raporton Daily Mail.

Të katër klubet planifikojnë ta monitorojnë nga afër 23 vjeçarin para se të hapet afati kalimtar i janarit.

Një garë e ashpër pritet të ndodhë ndërmjet tyre në afatin kalimtar të janarit.

Porse, Leverkuseni raportohet se nuk do të konsiderojë shitjen e Baileyt për më pak se 40 milionë euro.