Sport

Apeli konfirmon dënimin e Robinhos për përdhunim

Descriptive Text

Gjykata e Apelit në Itali sot ka konfirmuar dënimin ndaj Robinhos për përdhunimin në grup të një gruaje.

Incidenti kishte ndodhur në një klub nate më 22 janar 2013 në Milano, derisa viktima ishte një 22 vjeçare, raportojnë mediat në Itali.

Të dy, Robinho dhe shoku i tij, Ricardo Falco, ishin shpallur fajtorë dhe ishin dënuar me nëntë vjet burgim, të cilat u konfirmuan në nivelin e parë të apelit në Milano sot.

Përveç dënimit me burgim secili nga personat do ta kompensonin viktimën me nga 60 mijë euro.

Në total ishin të përfshirë gjashtë persona, por katër prej tyre ende janë të paidentifikuar.

Sistemi i drejtësisë italiane ka katër nivele të apelit, kështu që Robinho ende nuk është i detyruar të shkojë burg.