Sport

Në Torino hapet ankandi për gjërat e Maradonës

Gjëra të cilat Diego Armando Maradona i ka mbajtur në karrierën e tij si futbollit, por edhe fanellat e të tjerat, kanë dalë në ankandin nacional në Bolaffi në Torino.

Ankandi do të bëhet në mënyrë virtuale, në faqen zyrtare të kompanisë. Disa prej tyre janë vënë në shitje para vdekjes së Maradonas, përfshirë disa fanella të cilat ishin mbajtur nga legjenda e futbollit.

Njëra prej fanellave e ka autografin e Maradonas dhe është e edicionit 1985-86. Ishte veshur nga Maradona në ndeshjen Napoli-Inter, më 16 mars të vitit 1986.

Çmimet e tyre ishin caktuar para vdekjes së Maradonas dhe sillen prej 750 eurove deri në 3 mijë euro. Shumë prej koleksionuesve pritet të marrin pjesë në këtë ankand dhe të marrin një pjesë të historisë.

Ankandi u hap në orën 17:30.