Sport

Shqipëria U-19 në grup me Serbinë, Kosova ndaj Norvegjisë, Gjeorgjisë dhe Uellsit

Përfaqësuesja U-19 e Shqipërisë në futboll për kundërshtare në kualifikimet për kampionatin evropian “Euro 2022”, do ta ketë Serbinë.

Në Grupin 7, të rinjtë e Shqipërisë për kundërshtar do t’i kenë edhe Maqedoninë e Veriut dhe Francën. Shorti është tërhequr të mërkurën, derisa Kosova është në Grupin 10 së bashku me Norvegjinë, Gjeorgjinë dhe Uellsin.

Turneu kualifikues nis më 30 gusht dhe përfundon më 16 nëntor të vitit të ardhshëm.

Kualifikimin direkt në evropianin që do të mbahet në Sllovaki dy vjet më vonë, do ta sigurojnë dy vendet e para të grupit.