Sport

Solskjaer: Nuk ishim mjaftueshëm të mirë, pikët e humbura në Stamboll na kushtuan

Trajneri Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, ka përgëzuar shpirtin e ekipit të tij, që ka luftuar dhe gati sa nuk u kthye sonte nga disavantazhi prej tri golave në ndeshjen ndaj Leipzigut.

Unitedi pësoi 3:2 dhe u eliminua nga Liga e Kampionëve. Garat do t’i luajë në Ligën e Evropës.

“Nisëm tepër vonë. Treguam shpirt të madh dhe rikthim. Është ndryshe nga Premier League, nuk mund t’i japësh dikujt avantazh prej tre golave e të presësh kthimin. Ishim të pafat nga fundi i ndeshjes. Sigurisht nuk mund të themi se ishim mjaftueshëm të mirë, pasi nuk ishim. Në një grup të vështirë, humbja e madhe për ne ishte ajo në udhëtim në Stamboll – aty humbëm pikët që është dashur t’i kishim. Duhet të përqëndrohemi për ndeshjen e fundjavës”, ka thënë Solskjaer për BT Sport.