Sport

Muriqi i kthehet Lazios në janar

Sulmusi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, do t’i kthehet Lazios në janar të vitit të ardhshëm, kanë njoftuar mediumet italiane të hënën.

Sulmuesi 26-vjeçar është i lënduar dhe nuk ka qenë pjesë e Lazios në dy ndeshjet e fundit në Serie A.

Ai pritet të kthehet në fund të këtij muaji nga lëndimi, por nuk do të jetë gati për lojë deri në janar të vitit tjetër. Siç raportohet në mediat italiane, te Lazio nuk janë ndarë të kënaqur me paraqitjet e deritashme të Muriqit. Thuhet se paraqitjet në fillim të vitit tjetër do të jenë vendimtare për të ardhmen e tij.

Në tetë ndeshjet e luajtura në Serie A dhe Ligën e Kampionëve, nuk ka shënuar dhe nuk ka asistuar asnjëherë. Ai te Lazio u transferua në shtator të këtij viti nga skuadra turke, Fenerbahçe dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2025.