Sport

Khedira drejt Anglisë

Descriptive Text

E ardhmja e Sami Khedirës duket se do të jetë Anglia.

Përveç Evertonit, për futbollistin që ka mbrojtur ngjyrat e Gjermanisë janë të interesuara edhe tri klube nga Championshipi i Anglisë.

Bëhet fjalë për Watfordin, Bournemouthin dhe Norwichin, klube këto që janë kandidate për t’u inkuadruar në Premier League.

Khedira nuk është përshirë fare në ekipin e Juventusit për këtë sezon, pasi trajneri Andrea Pirlo nuk po llogarit në shërbimet e tij.

Ai mund të largohet në janar nëse ndonjëri nga klubet e interesuara paguan për të sa kërkon Juve.

Në të kundërtën, në verë 33-vjeçari do të largohet si lojtar i lirë.