Sport

Mike Tyson dhe Roy Jones Jr. do të ballafaqohen të dielën në mëngjes

Mike Tyson e mori vëmendjen të premten në mbrëmje gjatë matjeve, dhe në momentin kur u zhvesh, muskujt e tij ishin në formë të mirë, që nuk të jepte përshtypjen e një 54-vjeçari.

Ish-kampioni i peshave të rënda doli përballë kundërshtarit Roy Jones Jr., njërin prej boksierëve më të njohur në botë. Edhe 51-vjeçari Jones u pa se është në formë shumë të mirë fizike.

Këta dy boksierë kanë arritur moshë të konsiderueshme dhe janë më të qetë tani. Sidoqoftë, ata do të rikthehen në ring të dielën në 6 të mëngjesit me orën tonë lokale, për të rijetuar momente të së kaluarës së shkëlqyer. Që të dy kanë punuar fort për këtë meç e të mos turpërohen në luftën spektakolare.

Ballafaqimi do të zhvillohet në “Staples Center” me tetë runde. Një raund do të zgjasë dy minuta, pa gjyqtar zyrtar dhe me goditje të kufizuara.