Sport

Dortmundi “blindon” Reynan

Giovanni Reyna ka vazhduar kontratën me klubin aktual Borussia Dortumndin.

Pas paraqitjeve fantastike, sulmuesi i talentuar është shpërblyer me kontratë të re.

18-vjeçari ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2025 me Dortmundin.

Reyna u transferua te Dortmundi në vitin 2019 nga akademia e New Yorkut.

Këtë sezon, Reyna në 12 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar dy gola dhe ka asistuar pesë herë.