Sport

Guardiola e vazhdon kontratën me Cityn

Descriptive Text

Pep Guardiola ka firmosur kontratë të re dyvjeçare me Manchester Cityn. Ai do të mbetet te City deri në verën e vitit 2023, njofton faqja zyrtare e klubit anglez.

Guardiola 49-vjeçar me Manchester Cityn i ka fituar dy tituj të Premier Leagues, një herë FA Cupin dhe tri herë League Cupin, që kur iu bashkua klubit në vitin 2016.

“Kemi arritur shumë gjëra të mëdha së bashku, kemi shënuar gola, kemi fituar ndeshje e trofe, dhe jemi të gjithë shumë krenar me këtë sukses”, ka thënë Guardiola.