Sport

Kastrati i lumtur që ia solli fitoren Kosovës

Lirim Kastrati ka realizuar sonte golin e vetëm të Kosovës duke i siguruar fitoren 1:0 ndaj Moldavisë në “Fadil Vokrri”.

Për Kastratin është goli i parë me përfaqësuesen A të Kosovës.

“Pas një kohe të gjatë e shënuam fitoren, nuk ka rëndësi për mua që shënova. Është goli i parë për mua me përfaqësusen A. Ishte një ndeshje e rëndësishme, shënuam fitore me plotë meritë. Ishte ndeshje e vështirë kundër Moldavisë. Kam pasur mundësi të shënoj më shumë gola, nuk jam i kënaqur, por e rëndësishme është që shënuam fitore”, ka deklaruar Kastrati. "Kam pas temperatur para lojës dhe nuk kam qenë shumë mirë, me rëndësi është që pas dhjetë ndeshjeve fituam dhe s'ka rëndësi për mua se a shënova unë apo jo, jo vetëm unë por gjithë ekipi ka bërë paraqitje të mirë. Normalisht se jam i lumtur për golin dhe vetëbesimi do të më rritet sa herë që luaj më shumë minuta”.